Forumi për të Drejtat e Njeriut, HR30, Krasniqi: Gjuha e urrejtjes, shqetësim mbarëbotëror

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në Forumin për të Drejtat e Njeriut, HR30, “Empower Talk: Qëndresa Kundër Urrejtjes dhe Përqafimi i të Drejtave”, organizuar në Tiranë nga qeveria shqiptare dhe Universiteti “Essex” në Angli.

Në fjalën e saj në këtë forum, Krasniqi theksoi se “në epokën moderne të komunikimit, ku jetojmë sot, gjuha e urrejtjes është kthyer në shqetësim mbarëbotëror”.

“Ndër shumësinë e sfidave të kohës që po jetojmë, natyrshëm nënvizohet edhe nevoja për të trajtuar rastet në rritje të gjuhës së urrejtjes”, tha Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s, Krasniqi u shpreh se “sot diskutohet për raportin e gjuhës së urrejtjes me liritë themelore, për raportin e gjuhës së urrejtjes me ligjin, me median, për ndikimin e internetit dhe rrjeteve sociale, për vetërregullimin dhe bashkërregullimin e hapësirës virtuale që duket se ka hapur dimensione të reja”.

“Në këtë panoramë, sfida ekziston si për median ashtu edhe për rregullatorët, siç është AMA. Ne kemi punuar duke u mbështetur në disa shtylla: reformat ligjore, përafrimi me legjislacionin e BE dhe ndjekja e shembujve perëndimorë, respektimin e të Drejtës për Informim dhe Edukimin Mediatik të Publikut, si investimi më i mirë për krijimin e një audience të mençur dhe vendimmarrëse”, tha Krasniqi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia