Ksenofon Dilo, mjeshtri i peizazheve kubiste feston 93-vjetorin e lindjes

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, e uroi mjeshtrin, përmes një postimi në rrjetet sociale


Mjeshtri i Madh i artit shqiptar, piktori Ksenofon Dilo, ka sot ditëlindjen. Me këtë rast ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kujtoi mjeshtrin, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e uruar por edhe falënderuar për punën e tij të madhe.

“Për më shumë se 7 dekada piktor, i njohur dhe si kubisti shqiptar, i shquar për skenografinë e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës dhe filmit “Fortuna” si dhe ilustrues i disa veprave të Kadaresë, ky mjeshtër ka dhënë një kontribut të madh për artin shqiptar”, shkroi ministri Gonxhja.

Ksenofon Dilo lindi në Topovë të Gjirokastrës, më 15 janar 1932. Ai ka realizuar një karrierë të gjatë artistike dhe një krijimtari të bollshme si piktor, kostumograf, studiues, skenarist filmash etj. Në vitin 1969 u vlerësua me titullin “Piktor i Merituar”.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Ksenofon Dilo njihet si “kubisti shqiptar” për shkak se peizazhet e tij shpesh kishin forma gjeometrike. Ndodhte që punët e tij të mos pranoheshin në ekspozita, pikërisht për këtë tendencë.

Lexo më shumë nga

Përmirësimi i pozicionit fiskal, Standard & Poor’s rrit vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përmirësimi i pozicionit fiskal, Standard & Poor’s rrit vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë…