Laborator inteligjent në shkollën “Konferenca e Pezës”, Manastirliu: U shërben 543 nxënësve dhe mësuesve

Deri në vitin 2025 do të përfundojë pajisja e 650 shkollave me laboratorë inteligjentë, duke shtrirë kështu një rrjet të avancuar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve në të gjithë vendin.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Konferenca e Pezës” në Tiranë, e cila është një prej 68 shkollave të kryeqytetit e pajisur me laborator inteligjent.

Ministrja Manastirliu, u shpreh se laboratori SMART, u shërben 543 nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle, të cilët me zhvillimin e lëndëve si TIK, por edhe lëndë të tjera, ndihmojnë në zhvillimin e aftësive digjitale, kreative dhe mendimin kritik tek nxënësit.

Gjatë bisedës me mësuesen e lëndës TIK pranë kësaj shkolle, Manastirliu tha se janë më shumë se 35 mijë fëmijë të klasave të para, të dyta dhe të treta që tashmë kanë zhvilluar aftësitë digjitale përmes këtij programi të veçantë që qeveria shqiptare ka financuar.

“Mësojmë jo vetëm program kodimi, por ndërthurim lënde të tjera me teknologjinë, siç është matematika, shkenca apo gjuhët e huaja dhe patjetër gjuhën shqipe. Jam e kënaqur që edhe në këtë shkollë kemi këtë laborator të instaluar dhe funksional. Mësuesit gjithashtu janë të trajnuar, përmes programit të mësuesve që ka bërë të mundur që mësuesit që japin TIK-un, por edhe mësuesit e lëndëve të tjera të trajnohen për të parë se si edhe përmes interaktvitetit të zhvillojmë aftësitë digjitale, kreative, por edhe mendimin kritik te nxënësit”, u shpreh ministrja.

Ministrja Manastirliu, është shprehur më herët se deri në vitin 2025 do të përfundojë pajisja e 650 shkollave me laboratorë inteligjentë, duke shtrirë kështu një rrjet të avancuar që mbështet zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve në të gjithë vendin.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…