Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujorë, Rama: Shqipëria, lojtar kyç në rajon për energjinë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot strategjike marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.


Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot strategjike marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.

Në fjalën e mbajtur në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, Rama u shpreh se kjo marrëveshje është një instrument shumë, shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së ripërtëritshme nga Shqipëria në Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme.

“Ky hap shumë i rëndësishëm për rajonin edhe për Evropën gjithashtu nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pa vëmendjen e posaçme të Sheikh Mohammed bin Zayed, e po kështu edhe pa dikë që dua ta përmend sepse ka qenë kyç në orientimin tonë drejt këtij rrugëtimi Dr. Sultan Ahmed Al Jaber”, vlerësoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë, shumë i rëndësishëm për rajonin.

“Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë, shumë i rëndësishëm për rajonin, një rajon ku shumë luftëra, konflikte, gjakderdhje, keqkuptime i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me nisma dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën”, shtoi Rama.

Në këtë drejtim, Rama vlerësoi bashkëpunimin që ka nisur midis kompanisë shtetërore të Prodhimit të Energjisë, KESH në Shqipëri dhe Masdari të Emirateve Arabe që synon të zhvillojë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë të ripërtëritshme për të pasur një rrjet të organizuara në tregun europian, duke nisur nga rajoni.

“Është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon në mënyrë të tillë që të gjithë ne duhet të arrijmë duke u bashkuara me familjen e bashkuar europiane. Dua po ashtu t’i shpreh mirënjohjen time kryeministres së Italisë Giorgia Meloni që është këtu për të marrë pjesë në këtë javë të qëndrueshmërisë si dhe për ta bekuar këtë marrëveshje shumë të rëndësishme mes Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…