Celibashi: 1,1 milionë votues jashtë Shqipërisë, regjistrimi me dokument identifikimi shqiptar

I ftuar në një studio televizive, Celibashi sqaroi se “nuk votojnë dot ata emigrantë që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar”.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se rreth 1,1 milionë votues shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

I ftuar në një studio televizive, Celibashi sqaroi se “nuk votojnë dot ata emigrantë që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar”.

“1,1 milionë votues shqiptarë janë jashtë dhe 2,6 milionë janë këtu. Ne sistemin e kemi ndërtuar që të gjithë të regjistrohen në platformë”, tha Celibashi.

“Fillimisht duhet hapur një llogari në PER, të deklarosh një numër telefoni, të ngarkosh numrin e ID, datëlindjen. Kështu krijon llogarinë në PER. Numri personal i identifikimit shqiptar. Për qëllime të regjistrimit, ai duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit shqiptar. Nuk regjistrohet dot si votues nëse nuk ka një dokument identifikimi shqiptar. Nëse e ke të skaduar, mund të regjistrohesh, por gjatë 120 ditëve duhet ta rinovosh dokumentin. Gjithashtu do të duhet të ngarkosh një dokument që përmban adresën që do të ngarkosh në sistem. Nëse është në punë, një dokument pune, një dokument pronësie, një kontratë qiraje. Duhet të deklarosh adresën ku pret të vijë fleta e votimit”, tha ai.

Sipas Celibashit, “gabimi që ka bërë një shumicë dërrmuese është se kanë deklaruar një adresë, por dokumenti që kanë ngarkuar ka një adresë tjetër”.

Celibashi tregoi edhe se si mund të votojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Mund të jetë me një emër tjetër, por duhet të regjistrohet me emër që është këtu në gjendjen civile. Duhet të ngarkojë një dokument që të bëjë lidhjen mes emrit që ka në gjendjen civile në Shqipëri dhe atë në shtetin tjetër. Kur ndryshon emrin, duhet të ngarkojë një dokument provues”, shtoi ai.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…