Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondin, mbështet krijimin e Shtetit Bektashi

Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.


Papa Françesku ka pritur këtë të enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Mediet që i referohen gazetarit të pranishëm në takim, Ferdinand Samarxhi, njoftojnë se Papa i Vatikanit e ka cilësuar nismë mjaft të bukur krijimin e shtetit të ri Sovran Bektashi.

Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit Bektashi dhe bashkë me Baba Mondin firmosi dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor, i njohur ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit. Ky dokument u bë publik në vitin 2019 dhe ka si synim vendosjen e paqes në botë.

Ishte shtatori i vitit 2024 kur Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë tonë kulturore që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.

Lexo më shumë nga

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…