Rama: Muzeu i parë lundrues në Portin e Durrësit. Suard: U përzgjodh mes 20 qyteteve

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se në muajin Prill të këtij viti do të kemi në Portin e Durrësit muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë në vend, që do të qëndrojë për 10 ditë, duke bërë gjithë unazën e Mesdheut.


Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në çeljen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, e cila është shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj për organizimin e ngjarjeve kulturore.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se në muajin Prill të këtij viti do të kemi në Portin e Durrësit muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë në vend, që do të qëndrojë për 10 ditë, duke bërë gjithë unazën e Mesdheut.

“Në Prill do të kemi fatin që të kemi këtu muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë për 10 ditë në Portin e Durrësit duke bërë të gjithë Unazën e Mesdheut dhe pastaj, vitet e tjera do të sjellim të tjera të reja”, u shpreh Rama.

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard e pranishme në aktivitet u shpreh se kjo anije muze e fondacionit “Art Explora” në Portin e Durrësit do të përbëjë një moment të rëndësishëm për ndërlidhjen e turizmit me kulturën dhe për Francën ka një rëndësi të veçantë.

Ajo informoi se Durrësi po bëhet gati të presë në muajin prill një anije lundruese muze.

“Durrësi është përzgjedhur mes 20 qyteteve si etapë e udhëtimit në detin Mesdhe. Kjo anije lundruese është mishërimi i udhëtimit ujor të artit, një pasion që Franca e kultivon dhe dëshiron ta ndajë”, deklaroi ambasadorja franceze.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.