Rama: Shtëpi për shkrimtarët në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ish-Shtëpia e Pritjes në Gjirokastër do të kthehet në një shtëpi të dedikuar për shkrimtarët.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ish-Shtëpia e Pritjes në Gjirokastër do të kthehet në një shtëpi të dedikuar për shkrimtarët.

“Ne jemi duke punuar një tjetër projekt që do jetë një projekt për shkrimtarët, pra një shtëpi shkrimtarësh. Në Gjirokastër, në ish-Shtëpinë e Pritjes, ku shkonte edhe i zoti i atëhershëm i kësaj shtëpie, do bëjmë një shtëpi që do të jetë e dedikuar për shkrimtarët”, tha Rama, në ceremoninë e hapjes së rezidencës artistike europiane “Vila 31 X Art Explora”, në Tiranë.

Duke qenë se është edhe qyteti i Ismail Kadaresë, duke qenë se edhe Ismail Kadareja nuk është më, por është një nga brandet më të rëndësishme të Shqipërisë, Rama tha se do të jetë “Shtëpia Kadare” që do të presë shkrimtarë.

“Jemi duke punuar me projektin, bashkë me një projekt tjetër të rrugëve të personazheve të Ismail Kadaresë në Gjirokastër. Është projekt, nuk e kemi akoma përfundimisht, si të thuash, aprovuar, se si do të jetë, po do ta çojmë deri në fund si projekt dhe pastaj nëse do të bindemi plotësisht se është gjëja e duhur, do ta bëjmë”, informoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm