SHBA i dhuron skaner CT spitalit rajonal Durrës, i shërben rreth 20 mijë pacientëve

Prej vitit 1999, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka ofruar më shumë se 14 milionë dollarë për të ndërtuar kapacitete në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe gatishmërisë për emergjencat në Shqipëri.


E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn dhe nënkolonel Josh Magnusson i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhuruan në emër të qeverisë së SHBA një skaner CT (tomografi e kompjutuar) për Spitalin Rajonal të Durrësit, në një ceremoni të zhvilluar sot, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në njoftim për mediet, Ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se “skaneri i ri, me vlerë 450,000 USD do të përmirësojë kapacitetet e skanimit dhe diagnostikimit për rreth 20,000 pacientë që mbështeten tek spitali për shërbime shëndetësore çdo vit”.

“Programi i Ndihmës Humanitare i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen, në kuadrin e Komandës Europiane të SHBA, i ka filluar konsultimet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vitin 2022 për të përmbushur nevojën e spitalit për pajisje diagnostikuese shtesë. Spitali përfundoi instalimin e skanerit dhe trajnimin e personelit që do ta përdorë këtë muaj. Skaneri i ri CT demonstron se forca e Aleancës së NATO-s shkon përtej bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, bën të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë.

Prej vitit 1999, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka ofruar më shumë se 14 milionë dollarë për të ndërtuar kapacitete në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe gatishmërisë për emergjencat në Shqipëri.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…