Vengu dhe VanHorn në Qendrën Operacionale Detare: Forcim i bashkëpunimit ushtarak

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe komandantin e Forcës Detare, kundëradmiralin Adnand Agastra.


E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe komandantin e Forcës Detare, kundëradmiralin Adnand Agastra.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë sqarohet se në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë në operacionet detare.

Gjatë vizitës, VanHorn dhe përfaqësuesit shqiptarë inspektuan Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (IMOC), ku diskutuan mbi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e deteve Adriatik dhe Jon.

Ky bashkëpunim nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve në garantimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ishte “kënaqësi të takoja në Komandën e Forcës Detare/Rojës Bregdetare dhe Qendrën Ndërinstitucionale të Operacioneve Detare, të dërguarën me punë të SHBA-ve në Shqipëri, Nancy Van Horn.
Partnerët tanë të SHBA janë të pranishëm në të gjitha proceset e zhvillimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe takimi me VanHorn u fokusua në disa tema të rëndësishme si: Bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes; Forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse dhe adresimi i sfidave të përbashkëta”.

“Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbetet një prioritet kryesor në politikat tona të sigurisë. Ky bashkëpunim është themelor për zhvillimin dhe modernizimin e forcave tona të armatosura.

VanHorn u njoh gjithashtu me misionin, sfidat dhe projektet e rëndësishme që kemi për të ardhmen e strukturave tona detare. Mbështetja e SHBA-së vijon të jetë jetike për përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë kombëtare”, përfundon Vengu postimin e tij.

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…