Hasani në Kiev: Mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Ministri i Jashtëm po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë – Evropa Juglindore”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, po zhvillon sot një vizitë pune në Kiev (Ukrainë), ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë – Evropa Juglindore”.

Ky takim është një ngjarje me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në një periudhë sfiduese për Ukrainën dhe rajonin në përgjithësi.

Takimi, i organizuar me nismën e Ukrainës, vjen në një moment kritik për Ukrainën, Evropën dhe më gjerë, pasi ai zhvillohet në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht.

Takimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore, me fokus në zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

Shqipëria, si mbështetëse e fuqishme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të theksojë angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.

Në kuadrin e kësaj vizite pune, ministri Hasani përveçse do të takohet edhe me homologun e tij ukrainas, ministrin e Punëve të Jashtme, Andrii Sybiha, do të ketë takime të veçanta me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), Ruslan Stefanchuk, kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal.

Kjo vizitë pune është një hap i rëndësishëm në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve të dyanshme, si dhe në forcimin e ndikimit të dy shteteve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria 2030”, ndërsa u ndal në fjalën e tij te rëndësia e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit që mund t’u garantojë atyre një pasaportën evropiane.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” u dal edhe te rritja e pagës mesatare dhe minimale…