Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës zyrtare në Pragë, pas takimit të zhvilluar mes dy ministrave të brendshëm, kanë zhvilluar një takim pune me zëvendëspresidentin e policisë çeke gjeneralmajor Tomas Kubik.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës zyrtare në Pragë, pas takimit të zhvilluar mes dy ministrave të brendshëm, kanë zhvilluar një takim pune me zëvendëspresidentin e policisë çeke gjeneralmajor Tomas Kubik, pasi Presidenti i Policisë, për shkak të një axhende emergjente, nuk ishte në Pragë.

Proda dhe gjeneral Kubik ndanë vlerësime të njëjta për bashkëpunimin dhe u dakordësuan që ky bashkëpunim të thellohet akoma më shumë, jo vetëm në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, mbështetjes logjistike për Policinë Rrugore apo për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror, por dhe në fusha të tjera.

Kubik përgëzoi Prodën për “angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arrira në luftën kundër krimit”.

“Policia çeke ofrohet për të qenë mbështetëse dhe mentore e Policisë shqiptare, për hartimin dhe prezantimin e projekteve të ndryshme, të cilat ndihmojnë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Bashkëpunim i shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë çeke, është i ndërtuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi, pa barriera komunikimi dhe bashkëveprimi”, tha Proda.

“Bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive kriminale dhe atë në fushën e sigurisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, në interes të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe të rritjes së parametrave të sigurisë, pasi si në Çeki dhe në Shqipëri ka prani të shtuar të qytetarëve të të dy vendeve, si vizitorë, turistë, por dhe për qëllime biznesi. Me këtë lëvizje të shtuar, pa diskutim që lëviz dhe elementi kriminal”, tha Kubik.

Nallbati dhe Kubik siguruan Prodën se dy policitë kriminale do të bashkëveprojnë në koordinim dhe me agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol dhe të tjera, për të hetuar dhe goditur krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin dhe emigrimin e paligjshëm”.

Proda theksoi se Policia e Shtetit e ka të qartë rrugën e saj, rrugë e cila ka vetëm një drejtim, bashkëpunimin e ngushtë, profesional, të barabartë dhe të bazuar në besueshmëri, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin që është global dhe që kërkon patjetër bashkim forcash, vlerash dhe idesh.

Burimi ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…