Programi mjedisor i OKB-së vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmin

Gjatë vitit 2024, 5,5 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojtura ose 1 milionë më shumë se viti 2023, si tregues i interesit të rritur për turizmin natyror gjithëvjetor.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një intervistë për UNEP – Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara ka prezantuar rrugën që ka përqafuar Shqipëria për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjes së biodiversitetit përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së sipërfaqes së zonave të mbrojtura deri në 22% të territorit.

“Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me United Nations Environment Program. Për ne biodiversiteti është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është një vend i vogël, ku 22% e territorit janë sipërfaqe që mbrohen si peizazhe të mbrojtura, parqe natyrore apo parqe kombëtare. Shqipëria mbron gjithashtu lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosën, duke e shpallur park kombëtar në vitin 2023. Ne po punojmë me UNEP për projekte të përbashkëta në Alpet Shqiptare. Përmes punës së përbashkët kemi dyfishuar këtë territor magjepsës në veri të Shqipërisë. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku turizmi dhe mjedisi gjenden nën një ‘çati’, me qëllimin që njëri të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe tjetri të mbrohet për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh ministrja Kumbaro për UNEP.

Gjatë vitit 2024, 5,5 milionë vizitorë janë regjistruar në zonat e mbrojtura ose 1 milionë më shumë se viti 2023, si tregues i interesit të rritur për turizmin natyror gjithëvjetor.

Shqipëria është një nga partnerët financues të plotë të UNEP për 2023 dhe 2024, kontributet e së cilës në Fondin e Mjedisit mundësojnë zgjidhje inovative globale për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe menaxhimin e mbetjeve.

Burimi ATSH

Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ndërveprim sistematik institucional mes Shqipërisë dhe Ligës Botërore Myslimane

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.