“Toka në Shkollë”, Manastirliu: Nxënësit përmes përvojës praktike, mësojnë të kujdesen për natyrën

“Toka në Shkollë” është një iniciativë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në disa shkolla në mbarë vendin


Programi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Toka në Shkollë”, mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu ndau momente nga kujdesi që nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kryejnë çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës.

“I krijuar në kuadër të programit “Toka në Shkollë” nxënësit përmes përvojës praktike, ata mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë, rritur dhe korrur prodhime të freskëta”, tha Manastirliu.

“Toka në Shkollë” është një iniciativë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në disa shkolla në mbarë vendin ku nxënësit tanë jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike dhe marrin njohuri mbi bujqësinë, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.

Burimi ATSH

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…