Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi nënshkruan udhëzimin.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, me qëllim miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura në Republikën e Shqipërisë.

Ministri Gonxhja e cilësoi udhëzimin një hap drejt transparencës dhe qasjes së lirë në informacion.

“Një hap i rëndësishëm drejt inovacionit, transparencës dhe fuqizimit të komunitetit me akses në informacion të hapur”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, licencat, të unifikuara me standardet e Bashkimit Evropian (Creative Commons CC), do të garantojnë siguri juridike dhe lehtësi në përdorimin e të dhënave të hapura.

“Të gjitha informacionet do të jenë të shoqëruara me licenca elektronike dhe të disponueshme në portalin kombëtar opendata.gov.al”, bëri të ditur ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…