Vota e emigrantëve, Rama: Dinë ta shohin ndryshimin, e vlerësojnë më mirë përparimin e vendit

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi, iu përgjigj sot një komentuesi në rrjetet sociale, sipas së cilit, emigrantët nuk kanë pse të votojnë me postë pasi nuk e njohin realitetin në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi, iu përgjigj sot një komentuesi në rrjetet sociale, sipas së cilit, emigrantët nuk kanë pse të votojnë me postë pasi nuk e njohin realitetin në Shqipëri.

Rama theksoi se emigrantët e dinë mirë realitetin në Shqipëri dhe dinë ta shohin ndryshimin.

“Madje shumica dërrmuese e tyre janë më të kthjellët se sa ne për të paktën 3 gjëra themelore. E para ata janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë, sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato gërr-mërr-et e përditshme të jetës së këtushme, që shpesh na lodhin të gjithëve, po nga ana tjetër kanë mundësinë të shohin shumë kollaj dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar”, tha Rama.

Së dyti, kryeministri nënvizoi faktin se emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë dhe shpeshherë as i kuptojnë ankesat tona.

“Ankesat për faktin se kafet e restorantet janë plot por ata që rrinë më shumë ulur ankohen më shumë se ‘jo s’ ka bukë, s’ka ujë, s’ka rrugë, s’ka punë. Emigrantët punojnë fort, shumë fort, shpeshherë bëjnë nga dy pune. Atje nuk ka kushëri, krushqi, nuk ka parti e punë në shtet ose rashë e vdiqa. Emigrantët paguajnë fatura pas faturash dhe lodhen shumë fare për të përballuar kostot që janë rritur eksponencialisht në Europë në krahasim me pagat që ata marrin”, shtoi Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi faktin se emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë se sa ne rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve.

“Deri dje u kthehej kokës atyre vetë se i shikonin të ardhur si nga një vend shejtanësh, ndërsa sot ata po e thonë çdo ditë e me gojën më plot ‘jam nga Shqipëria’. Sepse Shqipërisë i kemi dhënë një dinjitet që nuk e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe do ta ngjisim në majën e 2030-ës si të barabartë mes të barabartësh jo vetëm në marrëdhënie, se këtë e kemi arritur që sot, por edhe në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Kështu që mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët, thotë një fjalë e urtë. Emigrantët e dinë mirë, shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe do të shikosh se do ta bëjnë”, tha Rama, ndërsa iu përgjigj komentuesit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…