Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana vizitë në Pordenone: Mundësi për projekte të përbashkëta

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarë shijakas emigrantë në Itali që jetojnë prej vitesh në Pordenone të Italisë.


Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarë shijakas emigrantë në Itali që jetojnë prej vitesh në Pordenone të Italisë. Në këtë vizitë, Arbana u takua me kryetarin e komunës Sacile, Pordenone, Carlo Spagnol, si edhe deputeten dhe zëvëndësministren e Mjedisit, Vannia Gava.

Gjatë këtij takimi, Arbana thotë se u ndanë eksperiencat dhe punët e përbashkëta në shërbim të qytetarëve, ndërsa u shkëmbyen edhe ide dhe perspektiva për të ardhmen e qyteteve të Shijakut dhe Pordenones.

Arbana ftoi miqtë të vizitojnë Shijakun e të shohin nga afër, si u shpreh ai, ndryshimet që kemi bërë pesë vitet e fundit me investimet e mbështetura nga Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare.

“Kjo vizitë zyrtare ishte një tregues për një lidhje të fortë me shijakasit që jetojnë në Itali, si dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta”, tha Arbana.

“Shijakasit që jetojnë prej 20 vitesh në Pordenone, pavarësisht se janë integruar shumë mirë, një pjesë të zemrës së tyre e kanë në Shijak”, u shpreh Arbana.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…