Rama: 1247 shërbime publike pa radhë përmes e-albania, fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion

Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në Facebook se në e-Albania duhet 1 muaj për të nxjerrë një certifikatë.


Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje në rubrikën “Sy m’sy” një qytetareje, e cila shprehej në një koment në Facebook se në e-Albania duhet 1 muaj për të nxjerrë një certifikatë.

Kreu i qeverisë u shpreh se, u interesua personalisht pranë e-Albania dhe i rezulton se qytetarja Agime Metani ka aplikuar 4 herë për certifikatë familjare dhe në të 4 rastet e ka marrë automatikisht certifikatën.

Rama theksoi se, “nuk ekziston asnjë Agime Metani tjetër që të ketë aplikuar ndonjë herë për ndonjë shërbim në e-Albania”.

Rama informoi se “sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes E-Albanias ose 95% e të gjitha shërbimeve publike, të cilat deri dje merreshin në radhë”.

Kryeministri u shpreh se sot janë 3.2 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruara që kanë marrë qoftë edhe një herë të vetme shërbim në e-Albania. Ai theksoi se që prej nisjes, e-Albania ka hequr 45 milionë qëndrime në radhë dhe duke i dhënë ato shërbime nëpërmjet telefonit. Sipas tij, e-Albania është fryti më kuptimplotë i revolucionit antikorrupsion.

“e-Albania ka dhënë 45 milionë shërbime. Pra 45 milionë qëndrimet në radhë, me ecejaket dhe bakshishet përkatëse të asaj epokës para e-Albania, janë eliminuar. 15.2 mln shërbime janë marrë nga e-albania vetëm në 2024. Rreth 15% më shumë se një vit më parë. Meqë ju zonja Agime, që ku i dihet, mbase nuk jeni fare zonja Agime, por zonjës i keni marrë emrin për të sharë qeverinë me profil false. Gjithsesi ankohesh për certifikatën, po ju informoj se e-Albania ka gjeneruar 23 milionë certifikata të Gjendjes Civile në kohë reale, nga të cilat 7.2 milionë certifikata vetëm në vitin 2024″, u shpreh Rama.

“E pra e-Albania është deri më sot fryti më kuptimplotë i revolucionit tonë antikorrupsion sepse ka eliminuar 45 milionë kontakte fizike mes qytetarit dhe administratës. U ka kursyer qytetarëve orë të pafundme, stres, pritje, pasoja, nga mosmarrja në kohë e shërbimeve”, tha Rama.

Jo më kot, shtoi kryeministri, “për shkak të e-Albania-s Shqipëria vlerësohet jo nga ne, por nga organizmat ndërkombëtare si një nga vendet e përparuara europiane në qeverisjen elektronike. E mira nuk ka fund, e keqja harrohet shpejt”.

“Mesa shoh shumëkujt i duhet kujtuar që deri dje kur nuk ekzistonte kjo platformë shërbimet ishin një tmerr, ishin hap e xhep. Sot gjithçka ka ndryshuar”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…