4 korsi në secilin drejtim, Balluku: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës do lehtësojë qarkullimin

Balluku vuri në dukje se, deri tani janë realizuar 25% e punimeve, ndërsa janë zhvendosur të gjitha pemët dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi pasditen e sotme punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, plus një korsi emergjence.

Balluku tha se, ky është një kantier i ri punimesh që ka nisur 4 muaj përpara por punimet po avancojnë me shpejtësi, për ta çuar këtë aks rrugor në një autostradë të kategorisë A.

Aktualisht, punimet janë përqendruar për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.

Balluku vuri në dukje se, deri tani janë realizuar 25% e punimeve, ndërsa janë zhvendosur të gjitha pemët dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike.

“Zgjerimi i autostradës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve veçanërisht në sezonin me fluks të shtuar mjetesh gjatë sezonit veror ku arrin në 106 mijë mjete në 24 orë, gjatë muajit gusht. Gjithashtu ndërtimi i aksit Kashar-Lekaj pritet të shpërndajë qarkullimin për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga veriu, të cilët nuk futen në rrugë por vazhdojnë drejt”, u shpreh ajo.

Balluku tha se pritet që në fund të vitit 2025 do të ketë dorëzimin e loteve të para të autostradës Tiranë- Durrës të zgjeruar.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.