Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Edhe partitë politike në numërimin e votave nga jashtë

Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se sot do t’i përcjellë Kuvendit të Shqipërisë propozimin për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhore.


Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se sot do t’i përcjellë Kuvendit të Shqipërisë propozimin për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhore.

Ndryshimi i parë sipas Celibashit, konsiston në dhënien e të drejtës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të prokuruar shërbimin e dërgesës postare për votimin e shtetasve shqiptarë nga jashtë.

“Brenda ditës së sotëm do t’i përcjellë Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni partive parlamentare një propozim për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor të cilat konsistojnë e para në dhënien të drejtës për KQZ për të prokuruar shërbimin e dërgesës postare si në shkuarje dhe në kthim pas të fletës së votimit, edhe për faktin se është përcaktuar një buxhet i cili do të paguajë kostot e dërgimit të fletëve të votimit nga KQZ, të votuesit jashtë dhe kthimin mbrapa në KQZ”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se një tjetër ndryshim është edhe për rishikimin e afateve që “lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve me qëllimin për të përfituar dhe 10 ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur, ashtu sikurse duhet dhe pa e vendosur në rrezik procesin e ri përgatitjes së fletëve të votimit dhe dërgimit të tyre tek votuesit nga jashtë”, tha Celibashi.

Celibashi bëri të ditur se po ashtu është dakordësuar në parim me dy partitë kryesore politike edhe procesi i numërimit të fletëve të votimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Gjithashtu pas konsultimeve të bëra me përfaqësuesit e partive politike kryesore politike, PS dhe PD, si dhe në vlerësim të gjithë aspekteve teknike të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit do t’i propozoj Kuvendit të ndryshoj Kodin Zgjedhor për sa i përket strukturës që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se “duke qenë se procesi i votimit nga jashtë që zhvillohet për herë të parë, mendoj se do të ishte e udhës që në procesin e numërimit të fletëve të votimit të përfshihen edhe partitë politike veçmas KQZ-së”.

“Në këtë mënyrë tejkalojmë edhe ngërçin e momentit që lidhet më procedurën e numërimit të fletëve të votimit. Mendoj se propozimi i thuajse i dakordësuar në parim adreson shqetësimet e gjithkujt në lidhje me procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…