“Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje

Turneu i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi në Itali me një ndalesë në Saluzzo, një qytet të vogël por me një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh.


Turneu i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi në Itali me një ndalesë në Saluzzo, një qytet të vogël por me një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilëve deputeti socialist u kërkoi që të marrin pjesë të gjithë në zgjedhjet e 11 majit.

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto takime, por kjo nuk mjafton. U takuam, diskutuam, por në fund duhet të shkojmë të marrim telefonin, kompjuterin, të regjistrohemi dhe të kemi një pjesëmarrje kaq mbresëlënëse,” u tha Balla shqiptarëve të mbledhur në sallën e takimit në Saluzzo.

Gjatë takimit, ai i informoi emigrantët për “Paketën e Maleve”, nismën ligjore të qeverisë për investime në turizmin malor, për t’i shndërruar pronat në agroturizme.

“Duam shumë që ata prej jush që kanë bërë sukses të vijnë të investojnë në Shqipëri. ‘Paketa e Maleve’ është pa dyshim një instrument i ri që synon të zhvillojë zonat tona kodrinore dhe malore, nisur nga një eksperiencë tanimë në Shkodër apo të gjitha qarqet malore. Ne e kemi miratuar në qeveri dhe do ta ratifikojmë në parlament, për t’i garantuar çdo banori në zonat malore që tokën e vet, shtëpinë e vetë, ta bëjë me letra me 1 euro, të certifikosh të gjithë pronën tënde që ti ke. Takova dy vetë që e kanë filluar tanimë dhe po ia shohin kimetin”, u shpreh Balla.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën bëri një paralelizëm me futbollin, duke thënë se Partia Socialiste është “Interi” i Serisë A, ndërsa të tjerët janë në kategori më të ulëta.

“Nuk ndërrohet shoferi në rrugë. Jemi nisur ta çojmë Shqipërinë në BE dhe një gjë është e sigurt, do të bëhet brenda mandatit tonë të katërt, me Edi Ramën në krye”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria 2030”, ndërsa u ndal në fjalën e tij te rëndësia e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit që mund t’u garantojë atyre një pasaportën evropiane.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” u dal edhe te rritja e pagës mesatare dhe minimale…