Putini uron Trumpin për marrjen e detyrës si president i SHBA-së

Presidenti rus, Vladimir Putin uroi sot Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.


Presidenti rus, Vladimir Putin uroi sot Donald Trump për kthimin e tij si president i SHBA-së në Shtepinë e Bardhë.

“I kam dëgjuar kërkesat e Trump për të rivendosur kontaktet e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Uashingtonit dhe për të bërë gjithçka për të parandaluar një luftë të tretë botërore”, tha sot Putini në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ne sigurisht e mirëpresim këtë qasje dhe përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara për marrjen e detyrës”, tha ai.

“Gjithashtu, jam i përgatitur për të rifilluar dialogun me administratën e re të SHBA-së për konfliktin në Ukrainë. Rusia është e interesuar për një paqe afatgjatë, jo për një armëpushim për t’u rigrupuar dhe për të rifilluar më vonë armiqësitë”, theksoi Putin.

Rusia ka zhvilluar një luftë brutale kundër Ukrainës për gati tre vjet. Ajo ka akuzuar vazhdimisht udhëheqjen në Kiev për shtypjen e popullatës rusisht-folëse në vend.

Përveç kësaj, Moska ndihet e kërcënuar nga përpjekjet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Prandaj, Kremlini kërkon që Kievi të heqë dorë nga territori dhe pranimi i tij në NATO dhe aleanca të tjera të përhershme ushtarake me Perëndimin.

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…