
Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit në Zvicër, Mustafa Nano
Mustafa Nano u dekretua nga presidenti Begaj në këtë detyrë në 12 korrik 2023, pas lirimit nga detyra të Ilir Gjonit.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër.
Në njoftim për shtyp të Presidencës, theksohet se “Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshtajnit, jo rezident”.
Mustafa Nano u dekretua nga presidenti Begaj në këtë detyrë në 12 korrik 2023, pas lirimit nga detyra të Ilir Gjonit.
Burimi ATSH