Hoxha me ambasadoren e Japonisë: Forcim i bashkëpunimit në arsim dhe kërkim shkencor

Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko


Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit akademik mes Universitetit të Tiranës dhe institucioneve të arsimit të lartë japoneze.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Ambasadën e Japonisë dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Ambasadorja e Japonisë Kikuko shprehu mbështetjen e saj për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Një nga pikat kyçe ishte promovimi i bursave japoneze dhe programit prestigjioz MIRAI, që ofron mundësi unike për studentët dhe të rinjtë shqiptarë.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, prof. dr. Anila Paparisto, drejtoresha e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, dr. Erida Elmazi si edhe Tsuboi Kohei, përgjegjës i sektorit të kulturës dhe shtypit në Ambasadën e Japonisë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe fuqizimit të lidhjeve mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.

Burimi ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…