Ing. Ilir Mati: Fjalët shqipe në shkrimet antike në Muzeun e Luvrit
Ky është takimi i tretë në La Maison de l’Albanie, Paris me udhëtarin në shkrimet e lashta të Mesdheut ing. Ilir Mati
Nga Agron Gjergji
Ky është takimi i tretë në La Maison de l’Albanie, Paris me udhëtarin në shkrimet e lashta të Mesdheut ing. Ilir Mati i cili kësaj radhe duke patur edhe udhëzues e gidë librin me 97 shkrimet etruske e latine të Muzeut të Luvrit të paraqitura nëpërmjet objekteve me shkrime në librin e profesor Dominique Brequel “CATALOGUE DES INSCRIPTIONS ETRUSQUES ET ITALIQUES DUMUSEE DU LOUVRE” botuar nga Picard dhe Louvre Musee, dhuruar nga dashamirësit e La Maison de l’Albanie 5 vite më parë studiuesit Ilir Mati.
Takimin e hapi Gjergji Leka anëtar i këshillit drejtues të La Maison de l’Albanie i cili duke falenderuar të pranishmit në këtë aktivitet të parë për vitin 2025, të kësaj qëndre kulturore e cila tashmë ka 12 vjet që organizoon ekspozita, takime, prezantime librash, etj.
Gjergji Leka falenderoi veçanërisht praninë e profesor Dominiques Brigquel anëtar i Akademisë franceze të shkrimeve dhe letërsisë dhe një personalitet i studimeve historike e gjuhësore universitare e kërkimeve shkencore.
Gjithashtu ai falenderoi prof. Mathieu Aref për praninë e tij i cili ka mbrojtur tezën në historinë e lashtë të popujve mesdhetar e midis tyre atë pellazg, një temë e mbrojtur me sukses në universitetin e Sorbonës ku drejtuesi dhe mbrojtësi kryesor i doktoraturës ishte prof. Dominique Briquel.
Studiuesi Gjergji Leka u ndal dhe vlerësoi punimet e ing, Ilir Mati duke përmendur artikujt e tij të shumtë dhe librat e tij tashmë të botuar dhe që simbas ligjit të botimeve në Shqipëri janë depozituar prej autorit e shtëpisë botuese të librit shkollor e re , nga 5 kopje në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë”, librat janë; “Një udhëtar në botën e etruskëve”,
“Guri i Lemnosit”,
“ Mumja e Zagrebit”.
Në këtë takim ing Ilir Mati na sjell një vështrim mbi shkrimet etruske të Museut të Luvrit i cili me gjuhën shqipe dhe duke zotëruar nga njohja në vite , nga studimet e tij në universitetin italian, nga takimet dhe kontaktet me figura të njohura e figura tepër të shquara kërkuese e shkencore dhe leximit mjaft mirë të alfabetit fonetik sipas standartit të pranuar shkencor.
Ing Ilir Mati i prezantoi të pranishmëve studimin duke shfaqur e shpalosur atë në një video 20 minuta.
“Nga raporti mbi gjetjet e fjalëve shqipe në shkrimet etruske të Muse de Louvre, në “La Maison de l’Albanie” Paris, 16 janar 2025.
Ai më tej spiegoj fjalët shqipe që gjeti në Muze të Louvrit.
Këto fjalë janë gjetur mes 97 mbishkrimeve etruske të objekteve të mbledhur e ruajtur në muze , që prej hyrjes të mbishkrimit të parë etrusk në vitin 1825, pra sot në 200 vjetorin e fillimit të kësaj pune.
Në figurën e parëtë cilën paraes është një enë bronxi në formën e kokës së një vajze të re përdorur për ruajtjen e hirit të të vdekurit. Vajza ka të shkruar në ballë (lexim nga e djathta në të majtë) ŚVΟΙΝΑ (këndohet suthina).
Ena e pestë nga e majta ka të shkruar MEOINA (këndohet methina).
Prej vitit 1862 ŚVΟΙΝΑ (su thina) dhe MEΟΙΝΑ, (me thina) është thënë se ka mundësi të kenë kuptimin “odjekt varri”. Në vitin 1995, prof. Colona ka sjellë kuptim të përafërt të MEOINA si emër i një familje të kohës.
(Unë kam dëgjuar leksione të prof. Cortones. ku ai edhe mua si shqiptar që ndiqja leksionet e tij, me dha frontespicin e shkrimit të « Tabela e Kortonës », me kërkesën të kërkoja në atë shkrim, grupshkronja që formojnë fjalë të leksikut të shqipes).
Në objektin e dytë nga e majta, një vazo hiri prej argjendi e cila ruhet në Muzeun e Vatikanit, shkruhet ŠΨΘINA (këndohet skathina).
Në objekin e tretë, urnë hiri, shkruhet: ICI:ŚVOIC (këndohet iki :suthic).
Në objektin e katërt, urnë, shkruhet AISVOI (këndohet aisuthi).
Me shqipen, gjuha e shkruar, tregon se këto objekte janë përdorur për hirin e personave me moshë të re s’u thinja (në shqipërinë e mesme s’u thina), si edhe për hirin e personave të moshuar me thinja (me thina). Vihet re se edhe gjuha figurative dëshmon bukurinë e objekteve me mbishkrim ŚVOINA, dhe thjeshtësinë e objektit me shkrim MEOINA.
Po ashtu te grupi i shkronjave ŠΨΘINA, gjejmë 3 fjalë të leksikut të shqipes Š (s’); Ψ (ka); ΘINA(thina) – s’ka thinja.
Në objektin e tretë kemi ICI:SVOIC (iki:suthiç) pra kemi një frazë më të gjatë ku shtohet fjala iki, dhe gjejmë edhe formën suthiç.
Ne objektin e katër, kemi AISVOI. Edhe këtu gjejmë fjalën e leksikut të shqipes ai.
Kjo analizë, e sinjaleve gjuhësore të cilët qoftë dhe rastësisht, formojnë fjalë të leksikut të shqipes, kur ato ndodhen në fraza që japin kuptim të plotë gjuhësor, i cili përputhet me gjuhën figurative të objektit ku ndodhet shkrimi, bëjnë të rritet besueshmëria te gjuha shqipe si instrument i cili ndihmon për të kuptuar saktë shkrime etruske.
Etruskët dhe shqiptarët kanë lundruar në Adriatik, ashtu si edhe fenikasit, helenët, latinët, etj.
Gjetja e fjalëve shqipe në shkrimet etruske, për mua si kërkues, si gjetës dhe koleksionist i tyre, dëshmon se maredhëniet gjuhësore të etruskishtes me shqipen, janë të karakterit si ato me greqishten, latinishten e gjuhë të tjera, të cilat sot gjuhësia shqiptare i ka bërë të njohura në botë shkencërisht.
Ps.
1. Shembulli SVOINA, MEOINA, është kuptimplotë, dhe i pranuar me entuziazëm nga akademik profesor Dominique Briegel.
2. Kam përdorur fjalën këndim në vend të fjalës lexim, jo vetëm se të lashtit i këndonin shkrimet deri nga mesjeta (nuk i lexonin. Psh edhe kodikët e Beratit janë scripta continua), por edhe se Libri im i klasës parë fillore quhej Libri i Këndimit dhe jo i leximit.
Në takimin me Studjuesin dhe përfaqësuesin e Institutit të Studimeve të Gjuhës Etruske, Tiranë, Zotin Ilir MATI, morrën pjesë shumë studjues dhe specialistë të fushave të ndryshme të lidhur me antikitetin dhe kulturat mesdhetare, në veçanti :
Dominique Briquel, Anëtar i akademisë së shkrimeve dhe letërsisë
Profesor Universiteti prej 1984
Drejtues Studimesh
Drejtues Doktorature.
Doktor Shteti dhe figurë e shquar franceze për kontributin mbi vendin dhe rolin e Pellazgëve në histori. Studjues dhe Referent francez në fushën e Etruskologjisë. Hartues i katalogut tê shkrimeve etruske të Muzeut të Luvrit
Me shumë kërshëri, vemëndje dhe entuziazëm pjesmarrësit pritën ndërhyrjen e Profesor BRIQUEL-it.
I befasuar, entuziast, …ai paraqiti në mënyrë përmbledhëse rafshin e studimeve të Ilir Matit duke cilësuar metodën e ndjekur nga ai si një element i ri në fushën e etruskologjisë, krejtësisht origjinale, shmangur shablloneve dhe metodave klasike të përdorura nga personalitetet më në zë të kësaj fushe. Ai në veçanti, vlerësoi guximin intelktual për tu përballur me atë që quhet e panjohur apo e pashpjegueshme në interpretimin e shkrimeve etruske dhe ngulmimin për të kapërxuer murin e kohës prej më se 2500 vjetësh. «Shumë studjues dhe nga më të njohurit -tha Profesor BRIQUEL- nuk hezitojnë të përdorin teknikën e “Emrave të përveçëm” sa herë ndodhen në udhë pa krye, pa mundësi objektive dhe bindëse për interpretimin e mbishkrimeve të vjetra e në veçanti etruske. Vlera e studimeve të Zotit ilir MATI, qëndron në karakterin origjinal, sistemik, semantik (kuptimor) dhe gjithë-zgjerues të vizionit aktual mbi çështjen etruske. Pa dyshim dhe me shumë kënaqësi, mund të them se ky studim i bazuar mbi gjuhën shqipe përbën një zhvillim interesant, mbresëlënës dhe cytës për studime të thelluara.
Por, gjuha shqipe fatkeqësisht nuk është studjuar dhe akoma më pak e marrë në konsideratë pêr studime të thella për historinë, kulturën dhe qytetërimin mesdhetar. Kjo mangësi, nuk është fort e kuptueshme duke patur parasysh pozitën gjeografike dhe historinë, lidhjet dhe marrëdhëniet midis popujve si pellazgët, ilirët, grekët, …etj. Prof Domenique Brequel duke ndjerë kënaqësinë që në takim merr pjesë edhe prof. Mathieu Aref vlerësoi punimet e tij në historinë e lashtësisë të popujve të mesdheut e veçanërisht të problemeve të çështjeve pellazge…
Kështu mbas këtij vlerësimi e morri fjalën në takim edhe profesor Mathieu Aref.
“Jam i kënaqur që marr pjesë në këtë konferencë shumë interesante të udhëhequr me mjeshtëri nga studiuesi Ilir Mati, spjegimet e ndritura të të cilit i shtojnë një gur shtesë ngtehinës së studimeve etruske dhe ju uroj për perfomancën tuaj magjepëse në takimin këtu në “La Maison de l’Alnanie, Paris.
Qysh në fillim ( fillimi i studimeve të gjuhësisë moderne në shrkullin XlX ) studimet për gjuhën etruske nuk janë marrë në konsideratë, përveç nga disa veteranë të cilët guxuan dhe shkelën në këtë rrugë si i nderuari dhe i ndjeri studiues Zakari Majani, kur atë, gjuhën shqipe, mund ta konsiderojmë si “fosil i gjallë” ndër gjuhët e lashta europiane e autoktone. Mendoj si edhe të tjerë studiues se është ideologjia “indo-europianiste” ajo që ka penguar studimet krahasuese mes « pellazgjishtes, etruskishtes dhe shqipes » praktikisht nuk është bërë asnjë ndërlidhje midis këtyre gjuhëve. Prof Mathieu Aref vlerësoi edhe pasurinë e gjuhës shqipe dhe njohjen e thellë të elementëve të saj e midis tyre formën e saj të gegënishtes.
Profesori i Universitetit të Parisit Agron Hasku duke vlerësuar studimin e paraqitur nga ing. Ilir Mati në La Maison de l’Albanie, u ndal dhe sugjeroi mundësinë e organizimit të këtyre studimeve nëpërmjet një bashkëveprimi të institucioneve historike e gjuhësore por edhe të mundësisë të mbështetjes finaciare të ndryshme e të mecenatëve dashamirës.
Ndërsa Zamir Mati si anëtar i këshillit drejtues tha se ndjejmë kënaqësi sot që takohemi përsëri me ilirin në këtë studim për gjetje të fjalëve shqipe në shkrimet etruske dhe latine të Luvrit të botuara mjaft bukur dhe me informacione historike në librin e Prof. Brequel
Ne sot jemi mbledhur rreth pllakatit të takimit me ilirin por La Maison de l’Albanie ka nxjerrë nga fondi i pllakateve të saj duke na kujtuar edhe takime të tjera mbi temen gjuhëve të lashta të zhvilluara në këta 12 vjet të kësaj qëndre.
Si 100 vjetori i arkeologjisë franceze në Apolloni.
Takim me Moinom Zeqo
Takim me prof Piere Cabane
Takim me prof Mathieu Aref
Takim me ing Ilir Mati këtu dhe në Prishtinë për fjalë shqipe në shkrimet e vjetra.
Takime me studiuesin e gjuhëve të Mesdheut Gjergji Leka
Takime për gjuhën shqipe me irena Rambi, etj.
Ishte impresionues fjala e prof. Bruquel i cili ndër të tjera duke folur për studimin e paraqitur nga ing Ilir Mati foli edhe për indeoeuropianët të cilët erdhën në brigjet e pellgut të mesdheut dhe theksoi duke pyetur se vallë në këto brigje popujt që jetonin aty nuk flisnin!!!???…
Ashtu si edhe dedikimi mbi kopertinën e studimit të ing Ilir Mati ;
« Një takim i mrekullueshëm në Paris më 16 janar 2025 ku mundëm të flisnim për Shqipërinë dhe gjuhën e saj, këtë gjuhë që është pak e pranishme në mendjet e bashkatdhetarëve të mi. Faleminderit që më dhatë këtë mundësi. »
Në fund të takimit ing ilir Mati paraqiti dhe lexoi së bashku me të pranishmit shkrimet e dy objekteve të periudhës së bronxit , një krehëri dhe një sëpate bronxi shkrimet e të cilave sipas tingëllimit fonetik të gërmave formojmë dhe lexojmë fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe ky ishte edhe falenderimi i tij për të gjithë pjesëmarësit.