Vizitë e kryepriftërinjve të Kishës Ortodokse Shqiptare në spitalin ku kurohet kryepeshkopi Anastas

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndau lajmin se Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë në Spitalin “Evangjelizmos”


Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndau lajmin se Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë në Spitalin “Evangjelizmos”, ku prej datës 3 janar gjendet i shtruar në gjendje kritike, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos.

Hirësitë e tyre u takuan me drejtoreshën e Njësisë së Terapisë Intensive të spitalit, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës për ecurinë e Fortlumturisë, si dhe shprehën falenderim dhe mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj tij.

Ata përcollën lutjet e besimtarëve shqiptarë ortodoksë për Kryepeshkopin Anastas, por edhe për stafin mjekësor, që vazhdon përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.

Hirësi Joani dhe Nathanaili takuan në spital edhe Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepeshkopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.

Me rastin e qëndrimit në Athinë, Kryepriftërinjtë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë kryen vizitë edhe tek Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Imzot Jeronimi, i cili që në ditët e para vizitoi në spital Kryepeshkopin Anastas, dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e shëndetit të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.