Komisioni për Çështjet Europiane miraton marrëveshjen për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Në drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi mbledhjen e parë për sesionin e ri parlamentar.


Në drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, Komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi mbledhjen e parë për sesionin e ri parlamentar.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dy projektligje të rëndësishme.

Për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me ligjin nr.29/2017, të ftuar ishin zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj dhe stafi shoqërues, ndërsa nga Ministria e Financave ishte Elona Mistrovica, drejtore e Drejtorisë së Bashkërendimit dhe Sigurimit të Ndihmës së Huaj.

Zëvendësministrja Muçaj, në prezantim të këtij projektligji, vuri në dukje se financimet në këtë projekt, janë dhënë me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve institucionale, administrative dhe ato të ruajtjes së mjedisit të Hekurudhës Shqiptare, në përputhje të plotë me standardet e BERZH-it dhe direktivave të BE-së, me impakt të konsiderueshëm në implementimin e projektit, si dhe në vijueshmërinë e qëndrueshmërinë e tij gjatë procesit të shfrytëzimit të kësaj linje hekurudhore. Gjithashtu, promovohet transporti i gjelbër dhe i qëndrueshëm dhe nxitet kalimi nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar një alternativë më eficiente për komunitetin dhe bizneset.

Relatori i çështjes Etjen Xhafaj, theksoi se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për infrastrukturën e vendit tonë dhe i ftoi kolegët për ta miratuar këtë projektligj.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, komisioni shqyrtoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e Vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 Dhjetorit 2024, Për Ndryshimin e Vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me Ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e Certifikatave të Qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj Konvente, të zbatueshme që nga 1 Janari 2025″.

Të ftuar ishin Blerta Rama, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe stafi shoqërues.

Zëvendësministrja Rama, në fjalën e saj tha se, Shqipëria ka ratifikuar rregullat e rishikuara të origjinës preferenciale Pan–Euro- Mediteriane (Konventa PEM), duke miratuar vendimin nr. 1/2023 dhe rekomandimin nr.1 /2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale. Sistemi Pan-Euro-Mediterian i kumulimit të origjinës përbëhet nga një rrjet marrëveshjesh të tregtisë së lirë. Ai parashikon një kuadër shumëpalësh të rregullave identike të origjinës, që lejon kumulimin diagonal, i cili zbatohet paparagjykim ndaj parimeve të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm