Kumbaro takim me presidentin e “Melía Hotels International”: Projekte të formimit të të rinjve

Ministrja Kumbaro ndodhet në Madrid, Spanjë në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025”


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim në Madrid, Spanjë me Presidentin e “Melía Hotels International”, Gabriel Escarrer Jaume në Madrid.

Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me Presidentin Jaume, me të cilin bisedoi për projekte të përbashkëta.

““Melía Hotels International” është një prej grupeve më prestigjioze të investimit në hoteleri që tashmë ndodhet në Shqipëri me plot 23 projekte elitare, duke u shndërruar edhe në një prej promotorëve më të shkëlqyer të turizmit shqiptar”, tha Kumbaro.

“Avancojmë gjithashtu edhe me projekte të reja të formimit të të rinjve, siç është ngritja e shkollës së kulinarinë dhe shërbimit në hoteleri-turizëm që do të jetë një tjetër mundësi fantastike për të rinjtë tanë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro ndodhet në Madrid, Spanjë në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025” në Madrid. Kumbaro ka zhvilluar takime me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit, Jordi Hereu, si dhe sekretaren e shtetit për Turizëm të Spanjës, Rosario Sánchez Grau, ku u diskutuan marrëveshje që çojnë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në inovacion, digjitalizim dhe kapacitete njerëzore.

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…