Lidhja nënujore energjetike me Italinë, Balluku: Shqipëria kërkon të ketë lidershipin në rajon

Shqipëria, tha ministrja, është një nga vendet më mirë të ndërlidhura nga ana e interkonjeksionit me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, dhe ajo që është duke u ndërtuar për ta lidhur me Maqedoninë e Veriut.


Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se përmes investimeve në sistemin energjetik, Shqipëria kërkon të ketë lidershipin në rajon për t’u kthyer deri në 2030-ën në një forcë eksportuese neto.

Balluku gjatë një takimi me lexuesit e matësve të energjisë për masat në prag të hyrjes në fuqi të tarifës së re të çmimit të energjisë elektrike për familjarët, u ndal te rëndësia e ndërtimit të kabullit nënujor të transmetimit të energjisë elektrike drejt Italisë, marrëveshja për të cilin u nënshkrua javën e shkuar në Abu-Dabi.

Shqipëria, tha ministrja, është një nga vendet më mirë të ndërlidhura nga ana e interkonjeksionit me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, dhe ajo që është duke u ndërtuar për ta lidhur me Maqedoninë e Veriut.

“Linja nënujore me brigjet e Italisë e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, një pozicion i favorshëm gjeografik, por nga ana tjetër një pozicion shumë i favorshëm gjeopolitik e shoqëron vendin tonë.

“Për shkak të të gjithë rolit që luajmë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por sigurisht edhe rolin e një lideri sa i përket energjisë, qoftë kjo për prodhimin nga burimet e rinovueshme apo diversifikimin e këtyre burimeve të rinovueshme, pasi tashmë ne nuk prodhojmë vetëm nga hec-et, por edhe nga parqet fotovoltaik dhe eolik. Qoftë për rritjen e volumeve”, theksoi ministrja.

Ajo vuri në dukje se interkonjeksioni është beteja e re e linjave të transmetimit.

“Ndërkohë që e gjithë Europa, bazuar në “Axhendën e Gjelbër” kërkon t’i rrisë këto volume, ne prodhojmë 100% energji të rinovueshme. Beteja e re e linjave të transmetimit është interkonjeksioni, një nga proceset më të rëndësishme të paketës në sektorin energjetik, ku Shqipëria kërkon të ketë lidershipin në rajon për t’u kthyer deri në 2030 në një forcë eksportuese neto, ndërkohë që ne sot importojmë një pjesë të sasisë, e cila duhet për të mbuluar kërkesën e tregut shqiptar”, deklaroi ajo.

Më 15 janar u nënshkrua në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverisë së Republikës së Italisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme.

Burimi ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…