Situata epidemiologjike, Koçiu: Vaksinimi, mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi

Ministrja Koçiu tha se parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë, vaksinimin, ndërsa i bëri apel qytetarëve të kujdesen për shëndetin


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e strukturave shëndetësore, nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

Gjatë takimit u bisedua mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend dhe vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara.

Ndërkohë, po kryhet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës si dhe përforcimi i survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik.

Ministrja Koçiu tha se parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë, vaksinimin, ndërsa i bëri apel qytetarëve të kujdesen për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Burimi ATSH

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…