Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike


Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025.

Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve.

Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare ku aderojnë mbi 90 vende nga e gjithë bota e ka mbajtur më herët Autoriteti Meksikan për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit u mblodh për herë të parë në vitin 2003, ndërsa e fundit që mikpriti edicionin e 15-të të saj ishte Shqipëria në qershor të vitit të shkuar. Gjermania do të jetë vendi organizator i takimit të radhës, që parashikohet të zhvillohet në Berlin në muajin qershor.

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike, ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë i përbashkët në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për informacion publik.

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…