Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar

Gjiknuri theksoi se me opozitën është rënë dakord vetëm për tre elemente në Kodin Zgjedhor.


Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “Report Tv” bëri të ditur se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën. Kërkesa u bë pak ditë më parë nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjiknuri theksoi se me opozitën është rënë dakord vetëm për tre elemente në Kodin Zgjedhor.

“Nuk është logjike që Kodi Zgjedhor të flasë për vlefshmërinë e kartave të identitetit, pasi mund të shtyhet me të njëjtin akt që është miratuar, nuk mund të përzihen ligje që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ne e kemi vullnetin dhe do të bëhet fakt. Qeveria do të shtyjë përmes një Akti Normativ vlefshmërinë e të gjitha kartave apo pasaportave shqiptare që kanë skaduar për të gjithë ata zgjedhës jashtë vendit që janë regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë. Nuk do të vlejë për zgjedhësit këtu në Shqipëri, sepse këta e kanë pasur të gjithë mundësinë. Është shtyrë disa herë dhe e kanë bërë dhe pak mund të kenë ngelur pa i marrë. Sa herë ka shtyrje të tilla, ke edhe kritika nga institucionet partnere dhe Bashkimi Evropian”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri hodhi poshtë propozimin e PD për votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë. Sipas Gjiknurit, kërkesa e Partisë Demokratike është absurde.

“Pse u kujtuan tani një muaj përpara zgjedhjeve? Dhe që është edhe gjëja më qesharake. Mbaruan këtu 2 milionë votues jashtë vendit, u regjistruan të gjithë ata e na ngeli problemi tek ky numri i vogël që nuk kanë pasur asnjë dokument shqiptar? As të skaduar? Po t’i vesh të gjitha këto në peshore, është një kërkesë absurde, që e para është e pazbatueshme teknikisht, krijon probleme me sistemin, dhe hap siparin, dhe këtu e kam merakun më shumë si alibi, që nesër të ketë pretendime për manipulime me votues fiktivë. Se jam i bindur që po kjo opozitë që do të humbasë prapë zgjedhjet, do dalë e do thotë u manipulua sistemi, u futën njerëz që s’janë, duke e bërë pis procesin”, u shpreh Gjiknuri.

Pak ditë më parë kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se është arritur parimisht dakordësi më dy partitë kryesore në vend për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, konkretisht për të lejuar shtetin të paguajë të gjitha kostot e postës për votën e emigrantëve, për të prodhuar më shpejt fletët e votimit duke afruar afatet për dorëzimin e kandidatëve, si dhe të numërohen votat e diasporës nga komisionerë partiakë, përfshirë dhe KQZ-në.

Burimi ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…