Begaj pret ambasadorin e ri të Italisë: Marrëdhënie të shkëlqyer, thellim i partneritetit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilit i shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për ta ndihmuar në përmbushjen e detyrës gjatë mandatit diplomatik në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Itali, ndërsa u theksua angazhimi i plotë për thellimin e partneritetit strategjik bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, ekonomike dhe kulturore.

Dialogu politik mes dy shteteve u konsiderua intensiv dhe pozitiv në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

“Kontaktet e shpeshta tregojnë përkushtimin tonë për forcimin e lidhjeve dypalëshe, bazuar në interesat strategjike reciproke si aleatë të NATO-s me një të ardhme të përbashkët në BE”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke rikonfirmuar se si partnerë dhe aleatë në NATO, Shqipëria dhe Italia ndajnë qëndrime të përbashkëta në çështjet e politikës ndërkombëtare.

“Shqipëria do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë takimit u fol edhe për arbëreshët e Italisë, të cilët vitet e fundit kanë qenë në qendër të disa aktiviteteve të presidentëve të Shqipërisë dhe Italisë. Arbëreshët kanë shërbyer dhe shërbejnë si ura lidhëse midis dy shteteve, duke dëshmuar një eksperiencë të vyer se si pakicat mund të integrohen në jetën e vendeve ku jetojnë.

Po ashtu, u vlerësua edhe mënyra e integrimit të shqiptarëve në Itali, të cilët kanë mbërritur atje tri dekadat e fundit. Njëherazi, në marrëdhëniet midis dy vendeve kontribuojnë edhe bizneset italiane që operojnë në Shqipëri apo shkëmbimet turistike.

Burimi ATSH

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…