Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Muzhaqi: Të angazhuar për të bërë më shumë për të rinjtë dhe fëmijët

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se “në këtë ditë të rëndësishme të dijes dhe zhvillimit për brezin e ri, mbetemi plotësisht të angazhuar për të bërë më shumë për ju, të rinj dhe fëmijë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Muzhaqi tha se “mbështetja jonë do të vazhdojë e pakushtëzuar për ju, përmes programeve si Kodimi në Shkolla, Edukimi Financiar, Programi Arte dhe Zeje, Programi i Ekipeve Sportive dhe shumë të tjera, duke kontribuar në mirërritjen, fuqizimin dhe zhvillimin tuaj”, theksoi Muzhaqi.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, e shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.

Burimi ATSH

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…