Fleta e votimit, Gjiknuri: Numra do të kenë vetëm partitë, jo kandidatët

Në 11 maj do të kemi një fletë votimi që përmban të gjithë emrat e kandidatëve, të të gjitha partive. Ata nuk do të identifikohen me numra siç ndodhi në vitin 2021.


Në 11 maj do të kemi një fletë votimi që përmban të gjithë emrat e kandidatëve, të të gjitha partive. Ata nuk do të identifikohen me numra siç ndodhi në vitin 2021.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri tha sot se do të veprohet siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

“Kodi Zgjedhor nuk njeh më numra, numra do të kenë vetëm partitë, por jo kandidatët. Renditja do të bëhet sipas alfabetit dhe kjo është një histori e mbyllur, krahasuar me herën e fundit që dolën shumë fleta të pavlefshme”, thotë Damian Gjiknuri Sekretar për Çështjet Zgjedhore, PS.

Report TV ka mësuar se edhe KQZ, e mbështet këtë model.

“Varet si do ta bëjë kompozimin KQZ-ja të fletës së votimit. Mirë është që zgjedhësit ta dinë se kush janë kandidatët, dhe edhe nëse bëhet ndonjë gabim, dhe vendoset votë parapëlqyese tek lista e mbyllur që nuk duhet, prapë vota nuk del e pavlefshme sepse llogaritet si votë brenda shportës së partisë”, shprehet Gjiknuri.

Në qarqe të mëdha, si ai i Tiranës, fleta e votimit në këtë formë do të jetë e komplikuar.

“Do të jetë pak e komplikuar në Tiranë, po nuk kemi çfarë të bëjmë, ndaj ne deshëm votim elektronik në Tiranë, se kjo e zgjidhte këtë punë, por opozita nuk pranoi”, thekson Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS.

Burimi ATSH

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë

Global 360

Trump: Zelensky do të vizitojë Uashingtonin të premten

Raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë