Institucionet e pavarura, Rama: Problem paaftësia institucionale për të kontrolluar performancën

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar sot, profesorin dhe drejtuesin e Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa.


Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar sot, profesorin dhe drejtuesin e Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa.

Kryeministri u shpreh se shtysë për këtë ftesë ishte një publikim me titullin “Zhvillimi afatgjatë”, që i bën një diagnozë të gjithë sistemit të institucioneve në Shqipëri.

“Çdo proces reformimi nuk është asnjëherë përfundimtar, për shkak se ndryshojnë të tjerë faktorë që e bëjnë të detyrueshme që struktura përkatëse institucionale e ndërtuar në kushte të caktuara të ripërshtatet me faktorët e tjerë. Reforma institucionale është një reformë jo vetëm e vazhdueshme, por është edhe një reformë që duhet parë si një stimul më shumë për ekonominë.

Ne kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme përpjekje dhe rregullime të caktuara, por gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur përsëri e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar nga një anë dhe është zgjatur nga ana tjetër”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri e vuri theksin te pavarësia e institucioneve në vend si një tregues i disa faktorëve të ecurisë zhvillimore të shtetit dhe institucioneve.

“Institucionet e pavarura janë gjithmonë e më shumë problem. Sa më shumë i japim pavarësi institucioneve, aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar, jo kontroll politik, por të performancës në sistemin shtetëror.

Rasti klasik është se si gjykatësit i rritën rrogat vetes. Rasti më spektakolar i impotencës të gjithë pjesës tjetër për të thënë jo. Ata bënë një ankim në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhej të rritej në një masë X dhe Gjykata Kushtetuese bëri një ekstra llogari dhe nxori që duhej të rritej edhe më shumë se sa ata kishin kërkuar dhe ishte pjesë e një debati mes nesh dhe tyre për një koniunkturë të caktuar. Pra, duhej bërë një rritje bazuar në ligj, por rritja që u morr me vonesë dhe interesa dhe çudira”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…