Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Baba Mondi: Anastas Janullatos kontribuoi në bashkëjetesën fetare në Shqipëri!

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj shpreh ngushëllimet, për kalimin nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.


Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për kalimin nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.

Në mesazhin e Tij, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj shkruan:

“Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë.

Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë ortodoksë, të kundondodhur në botë.
Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!

Të prehet në paqen e merituar!

Amin!

Lexo më shumë nga

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Njohja e Republikës së Kosovës nga Kenia, moment i rëndësishëm

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…