Spiropali: Janullatos, kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e botë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shkruan Spiropali.

Spiropali shkruan se “me vizionin hyjnor, dashurinë e pashtershme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë”.

“Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas! U prehtë në paqe e përjetësi!”, shkruan kryetarja e Kuvendit.

Kinë, shënohet Dita e 10-të e Edukimit për Sigurinë Kombëtare

Rajonet dhe sektorët e ndryshëm në mbarë vendin organizuan aktivitete të ndryshme promovuese dhe edukuese për të rritur ndërgjegjësimin lidhur…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kinë, shënohet Dita e 10-të e Edukimit për Sigurinë Kombëtare

Rajonet dhe sektorët e ndryshëm në mbarë vendin organizuan aktivitete të ndryshme promovuese dhe edukuese për të rritur ndërgjegjësimin lidhur…