Panairi i Madridit, Rama: Stenda “Albania All Senses”, stacioni më tërheqës për vizitorët

Operatorët turistikë thonë se mund të ketë një rritje me 35% në krahasim me vitin e shkuar dhe të arrihet në shifrën e mbi 13 milionë turistëve të huaj që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti.


Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën në Madrid.

Panairi i Madridit është një takim global për politikëbërësit, sipërmarrësit dhe profesionistët e turizmit me fokus tregjet hyrëse dhe dalëse të Amerikës Latine.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot edhe mbresat e vizitorëve të stendës së Shqipërisë, teksa premtojnë se do të jetë destinacioni i radhës për ta.

Madje, të rinj që studiojnë në Madrid po e shikojnë edhe si një destinacion punësimi, gjatë sezonit veror.

“Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”, e cila sipas vetë organizatorëve u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, çka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik”, theksoi Rama.

“Nuk kam qenë në Shqipëri, por e kam në plan. Jam një shkrimtare udhëtimesh dhe Youtuber. Shqipëria ka qenë në listën time, sepse duket e mrekullueshme. Dua të zbuloj plazhet, gjithashtu më pëlqen vera. Pra unë dhe bashkëshorti im kemi në plan të vizitojmë Shqipërinë, pasi na pëlqen të zbulojmë thesare të fshehura”, shprehet një vizitore.

Gjithashtu, thotë ajo, kostoja duket e përballueshme, ndaj kjo është edhe një arsye më tepër, përse do të donim të shkonim.

Një tjetër kureshtare e stendës “Albania all senses” tregon se ka parë shumë reklama në rrjetet sociale dhe beson se Shqipëria është vend shumë interesant, me plazhe shumë të bukur.

“E vërteta është se do të doja të dija më shumë, pasi udhëtoj vazhdimisht dhe dua ta vizitoj për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni”, thotë një tjetër visitor.

Po ashtu, një tjetër vizitor thotë se do të dijë më shumë për Shqipërinë, dhe aktivitetet që mund të bëjë në vendin tonë.

“familjes sime i pëlqen rafting ose biçikletat elektronike, apo udhëtimet në natyrë. Në stendë më treguan se është vendi i duhur për këto aktivitete”, shton ai.

Një vizitor tjetër thekson nuk e ka vizituar asnjëherë Shqipërinë, por shpreh interes për të ardhur në vendin tonë pasi është kureshtar për kulturën, apo malet.

“E di që Shqipëria ka terren malor. Po ashtu dua të shoh gjiret e plazhet dhe të njoh ushqimin tuaj. Në kemi shumë restorante shqiptare në Kinë”, thekson ai.

Ndërsa një studente e re e sheh Shqipërinë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si destinacion të mirë për punësim gjatë sezonit veror.

“Nuk kam qenë ndonjëherë. Po kërkoj një punë për sezonin veror dhe një nga destinacionet e mundshme është Shqipëria”, thotë ajo.

“Nuk kam qenë në Shqipëri, por do të vijë një moment që do të shkoj për ta njohur. Më pëlqen, më tërhoqi vëmendjen. Kam interes ta vizitoj”, shprehen të tjerë vizitorë të “Albania All Senses”.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizmit dhe pritet që sipas prenotimeve që janë bërë, por edhe promovimeve të shumta në mediet ndërkombëtare, duke e cilësuar Shqipërinë si destinacion turistik, viti 2025 do të ketë një rritje të ndjeshme të turistëve.

Madje operatorët turistikë thonë se mund të ketë një rritje me 35% në krahasim me vitin e shkuar dhe të arrihet në shifrën e mbi 13 milionë turistëve të huaj që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.