Spiropali me komunitetin shqiptar në Selanik: Vota juaj vendos për Shqipërinë tonë të përbashkët

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë, e shoqëruar nga disa deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë, e shoqëruar nga disa deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u ndal te garantimi i votës së diasporës, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët jashtë vendit.

“Tashmë secili nga ju nuk është vetëm një emër në listën e votuesve, por pa mundësinë për të votuar. Tashmë secili nga ju do të mund të votojë nga shtëpia e tij pa iu dashur të lerë pas të përditshmen e tij për të dielën e zgjedhjeve në Shqipëri. Në këto zgjedhje të radhës në Shqipëri ju jeni të lutur të ushtroni sovranitetin tuaj dhe të jepni vendimin tuaj se kush duhet të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. Kësaj here, pa qenë të detyruar të niseni me makinat tuaja apo me autobusë, por të votoni direkt nga shtëpitë tuaja, ashtu siç e mendoni, ashtu siç e ndjeni”, u shpreh ajo.

Spiropali kujtoi se kjo e drejtë ishte premtuar shumë e shumë herë, por vetëm vullneti i fortë politik i Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj, kryeministrit Edi Rama, e bëri të mundur që këtë pranverë shqiptarët jashtë vendit të deklarojnë vullnetin e tyre lirisht.

“Ne, socialistët ju kthyem një borxh të vonuar që politika ka pasur ndaj jush dhe kjo është vetëm një nga krenaritë e shumta që duam të ndajmë me njëri-tjetrin. Regjistrohuni në listën e votimit. Dëshmoni vullnetin tuaj se si duhet të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshme. Votoni për Shqipërinë që ka ndryshuar e po ndryshon krenarisht”, u shpreh Spiropali.

Ajo ftoi bashkatdhetarët që të votojnë për projektin e Shqipërisë evropiane të dekadës së ardhshme.

Spiropali solli në vëmendje arritjet e dekadës së fundit, ndërsa u shpreh se “në 11 maj ka vetëm një zgjidhje për votën në zgjedhje: votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, kryeministrin e të gjithëve”.

“Kur ne punojmë, kundërshtarët tanë zihen me gurë me njëri-tjetrin; kur ne ndërtojmë vizione, ata hedhin molotovë; kur ne flasim për projekte, ata projektojnë vetëm zi e vrer. Shqipëria e shqiptarët kanë ndryshuar, disa prej tyre kanë mbetur po të njëjtët njerëz që zinë, shpifjen, mallkimin e kërcënimin e kanë bërë bukën e përditshme të politikës, ku tentojnë të strehojnë ankthet e makthet e tyre”, tha Spiropali.

“Sot të thuash se je shqiptar në Selanik, Athinë apo kudo gjetkë në Greqi, apo dhe kudo ku diaspora shqiptare ka hedhur rrënjë, të shohin si të barabartë, apo dhe shpesh të kthejnë përgjigje në shqip. Ju ia keni dalë të jeni një komunitet i respektuar këtu dhe pjesë e këtij respekti është dhe krenaria që ju vjen nga atdheu juaj, që tashmë ju jep krenari”, theksoi ajo.

Spiropali i konsideroi emigrantët shqiptarë, vlerë të shtuar për shoqërinë, ekonominë dhe kulturën e Greqisë.

“Ata janë dëshmia më e qartë, më domethënëse, më e plotë e aftësisë së mbijetesës sonë si komb, aftësia për t’u përshtatur, ndryshuar e përmirësuar sapo rrethanat e lejonin një gjë të tillë, me një vitalitet të jashtëzakonshëm dhe progres vetjak dhe të të gjithë kombit. Edhe pse siç ndodh shpesh mes fqinjëve, herë pas here në marrëdhëniet mes dy vendeve fryn erë mosbesimi, për çështje që nuk kanë lidhje as me Shqipërinë, as me ju. Ne, Shqipëria dhe Greqia, janë dy vende fqinj, miq tradicionalë dhe partnerë strategjikë. Që jemi fqinjë është zgjedhja e Zotit, që jemi popuj tradicionalisht miq dhe shtete partnerë strategjikë është zgjedhja e njerëzve dhe institucioneve të të dy vendeve tona”, theksoi ajo.

Sipas Spiropalit, emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri janë ura miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ku të dyja palët janë dhe ndjehen zotër në shtëpitë e tyre.

Sipas Kryetares së Kuvendit, Greqia është një partner i rëndësishëm ekonomik e tregtar i Shqipërisë, madje gjatë vitit të kaluar ishte partneri i tretë tregtar i vendit tonë.

“Investimet greke në Shqipëri po lulëzojnë, madje duke përfituar nga politikat tona favorizuese për biznesin ndjehen edhe më mirë sesa në Greqi. Marrëdhëniet njerëzore mes grekëve dhe shqiptarëve janë të shkëlqyera, madje shumë më të mira se marrëdhëniet mes institucioneve dhe ky është një mësim që e marrim nga popujt tanë edhe ne politikanët”, theksoi ajo, ndërsa shtoi se “shqiptarët vijnë si turistë në Greqi, por edhe grekët vijnë gjithnjë e më shumë turistë në Shqipëri”.

Spiropali siguroi po ashtu se “nuk do të ndalemi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pensioneve”.

“Negociatat kanë nisur, kemi rënë dakord në nivel teknik dhe ne kemi besim se do të gjejmë vullnetin politik të qeverisë së Greqisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike. Me Italinë, në këtë çështje, kemi ecur dhe pritet vetëm ratifikimi nga Senati për të hyrë në fuqi.Siç mund edhe ta keni dëgjuar, me Greqinë po punojmë edhe për çështjen e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e fitimit të shtetësisë me natyralizim, si ndodh në bashkëpunimin mes mjaft kombeve të qytetëruara në botën e sotme globale”, theksoi ajo.

Ndërsa vlerësoi se në Greqi, PS ka organizimin më të fortë partiak, Spiropali bëri thirrje që “t’i japim Edi Ramës mundësinë për ta kthyer Shqipërinë nē sofrën e vet europiane, dhe ta ngremë bashkē flamurin tonë kuqezi në zemër të Europës”.

“Tashmë, me ndryshimet në ligjin zgjedhor, është krijuar mundësia të votoni prej nga vendet ku jetoni. Bashkë me deputetetë dhe kryetarët e bashkish jemi këtu edhe për të diskutuar me ju, për të dëgjuar opinionet tuaja, vërejtjet e propozimet që keni për çfarë duhet bërë ndryshe e çfarë duhet të bëjmë më mirë në katër vitet e ardhshme. Të jeni të sigurt se zëri juaj dëgjohet dhe vota juaj vendos për Shqipërinë tonë të përbashkët”, shtoi ajo.

Burimi ATSH

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Global 360

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.