Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Rama: Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në dy shtete të pavarura

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

“Ne nderojmë milionat e humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan”, theksoi Rama në një postim në rrjetin social X.

“Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë—duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj”, u shpreh Rama.

Rama vijoi mesazhin duke theksuar se Shqipëria do që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.

“Ne qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunele terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi Rama.

Rama gjithashtu ftoi popullin hebre që të vizitojë dhe investojë në Shqipëri.

“Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…