Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali reagoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Spiropali u shpreh se kjo ditë për ne shqiptarët është një ditë e jashtëzakonshme.

“Në këtë ditë ne ndjehemi krenarë për miqësinë, dashurinë dhe mbrojtjen e hebrenjve”, tha Spiropali.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Ajo theksoi se, lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë të hershme e historike.

“Shqipëria ishte i vetmi vend, i cili në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kishte më tepër hebrenj se në fillim të saj. Është fakt i njohur botërisht se në Shqipëri hebrenjtë u mbështetën dhe u mbrojtën nga të gjithë shqiptarët, populli dhe institucionet, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare”, u shpreh kryeparlamentarja.

Spiropali tha se, për nga kontributi për mbrojtjen dhe mbështetjen e hebrenjve, Shqipëria është njohur e vlerësuar si një atdhe tjetër, atdhe rezervë, për ta.

“Rezoluta mbi Antisemitizmin, miratuar nga Kuvendi dhe Forumi i Parë Ballkanik kundër Antisemtizmit, organizuar nga Kuvendi në tetor 2020, e kanë bërë Shqipërinë lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit”, theksoi kryetarja e Kuvendit.

“Antisemitizimi, si një zëdhënës i urrejtjes, ndarjes, luftës dhe armiqësisë, nuk drejtohet vetëm kundër hebrenjve, por kundër të gjithë qytetërimit, kundër vlerave të cilat ne mbrojmë dhe lartësojmë: dashurisë, bashkimit, paqes e solidaritetit mes njerëzve dhe mes popujve. Shkrimet e shenjta hebreje janë, mes tjerash, një udhëzues i mëkimit me këto vlera njerëzore. “Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd”, shkruhet, mes të tjerash, në këto mësime”, u shpreh Spiropali.

“Ne, shqiptarëve, na bën krenar fakti që mbrojtja e hebrenjve në trojet tona mësohet nga nxënësit e shkollave në Izrael, si një mirënjohje për marrëdhënien tonë të veçantë përgjatë shekujve”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë, i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.