Përkujtimi i Holokaustit, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar përmes një publikimi në rrjetin e tij social X në lidhje me 27 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme”, shprehet Hasani.

Ndër të tjera, ministri Hasani nënvizon se, “ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë”.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Në kuadër të kësaj dite, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me krerë delegacionesh nga e gjithë bota, do të jetë sot në Poloni ku do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.

Burimi ATSH

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…