Refugjatë nga Gaza në Shqipëri, Rama: Aspak e vërtetë, nuk mendojmë të marrim një përgjegjësi të tillë

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sot pretendimin e gazetarit dhe analistit politik të medias izraelite “Channel 12”, Amit Segal.


Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sot pretendimin e gazetarit dhe analistit politik të medias izraelite “Channel 12”, Amit Segal, sipas së cilit “administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama siguroi se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rremë për një kohë të gjatë – dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri shprehu respektin dhe solidaritetin e plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka përjetuar një luftë ferri pas tmerrit mesjetar të 7 tetorit.

“Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë”, nënvizoi ai.

Kryeministri kujtoi se shtetin e Palestinës Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë.

“Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë. Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme dhe, nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën një regjim demokratik, dhe që Hamasit të mos i lejohet më të dëmtojë Izraelin – ose, mbi të gjitha, vetë palestinezët”, theksoi kryeministri Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.