“Tirana Training Center”, Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike

“Tirana Training Center” është një prej projekteve më ambicioze, i dedikuar për të ardhmen e kinematografisë shqiptare.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm sot në prezantimin e “Tirana Training Center”, një qendër inovative e dedikuar për industrinë kreative në Shqipëri dhe që do vendoset në ambientet e ish-Kinostudios.

Ministri Gonxhja tha se “Tirana Training Center” është një prej projekteve më ambicioze dhe më shpresëdhënëse të habitatit artistik, i dedikuar për të ardhmen e kinematografisë shqiptare.

“Është e qartë se për ne që jemi populli më proamerikan në botë, SHBA-të kanë shumë arsye për t’u admiruar, mënyra e jetesës, liria, ndikimi në botë, por mbi të gjitha, ajo botë ku përzihet fantazia, krijimtaria dhe fuqia e pafundme e ëndrrës dhe ndryshimit që prodhon planeti Hollywood”, tha ministri Gonxhja.

Ministri i MEKI-t theksoi se “Tirana Training Center” do të shndërrohet shumë shpejt në katalizatorin e një revolucioni epokal dhe të shumënevojshëm për industrinë kreative në Shqipëri.

“Sot, përpjekjet shumëvjeçare për rienergjizimin e këtij sektori harmonizohen natyrshëm me prirjet moderne dhe nevojat e tregut, edukimin e hershëm, aftësimin dhe punësimin. Hapja e një qendre kreative nga Catalyst, nën mbikëqyrjen e emrave të famshëm që kanë në kartëvizita e tyre, stemat e HBO, Warner Bross, Disney, Netflix etj në hapësirën e ngritur me kërkesën dhe bekimin e vet Stalinit, 70 vjet më parë në Tiranën dikur të padepërtueshme nga shfaqjet e huaja, është një skenar i denjë për një film që rrëfen se si një boshllëk mund të shndërrohet në një oazin e lirisë, krijimtarisë dhe fuqisë së artit dhe talentit”, u shpreh Gonxhja.

Sipas ministrit Gonxhja, me këtë projekt synohet krijimi i një dege të re të arsimit profesional që lidhet me fushën e filmit dhe ekranit.

“Ky do të jetë një investim i vyer në edukimin e brezave të rinj që do të kontribuojnë në këtë industri sfiduese që duhet të ecë me hapat e kohës. Së dyti, krijojmë një instrument të drejtpërdrejtë që do të lidhë tregun me entuziastët e fushës duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi të projekteve të përbashkëta rajonale dhe më gjerë. Së treti, ndihmojmë në ndërtimin e një ekosistemi të fortë prodhues dhe mbështetës ku secili që ka dëshirë dhe pasion mund të luajë rol në krijimin projekteve të qëndrueshme dhe invovative.

Së katërti, ky projekt ka potencialin të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, sociale dhe kulturore duke e vendosur Shqipërinë në qendër të hartës mesdhetare të industrisë kreative dhe prodhuese”, theksoi ai.

Ministri Gonxhja nënvizoi faktin se në këtë qendër inovative do të trajnohen 400 studentë, nga fëmijët te më të rriturit në klasa për aktrim, regji, animacion, kinematografi, muzikë, shkrim skenarësh etj.

“Me hapjen e kësaj qendre, hedhim bazat për krijimin e një qendre eventesh që do të pasurojnë kalendarin tonë artistik, nga minifestivalet e filmit dhe kinematografisë e deri te Fame Tour, që do të eksplorojnë peizazhesh unike dhe mundësi shesh xhirimesh në Shqipëri”.

Sipas Gonxhes, industritë kreative gjenerojnë rreth 5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në Bashkimin Evropian, mbi tetë milionë vende pune duke qenë ndër sektorët më të mirë paguar.

“Filmi “Lord of the rings” , ka gjeneruar rreth 600 milionë dollar në vit në kohën e pikut të tij në Zelandën e Re. “Game of Thrones” ishte gjithashtu një ndihmë e shkëlqyer për Kroacinë, si edhe për vende të tjera si Irlanda e Veriut dhe Islanda ku pati dhjetëra milionë euro përfitime në zona, falë turizmit të bujshëm”, shtoi ai.

Ministri Gonxhja theksoi në fund të fjalës së tij, se MEKI është e vendosur që ta mbështes me çdo formë të mundshme këtë model të së ardhmes që duket të jetë e orientuar nga prodhimi, inovacioni dhe industria dhe jo si një sektor që mbijeton vetëm falë mbështetjes së shtetit.

Spiropali takon drejtoren për Europën në FCDO dhe Abbot: Partneriteti ynë gjithnjë në rritje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me Victoria Billing, drejtore për Europën në FCDO (Zyra e…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali takon drejtoren për Europën në FCDO dhe Abbot: Partneriteti ynë gjithnjë në rritje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me Victoria Billing, drejtore për Europën në FCDO (Zyra e…