Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet një kushtetutë e përhershme.


Në një lëvizje historike si pasojë e rënies së regjimit të Partisë Baath dhjetorin e kaluar, administrata e operacioneve ushtarake të Sirisë ka njoftuar emërimin e Ahmad al-Sharaa si president kalimtar të vendit, si dhe shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 2012 dhe shpërbërjen e parlamentit, ushtrisë dhe agjencive të sigurimit të ish-regjimit.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve SANA, në një njoftim ku shpallet “Fitorja e Revolucionit” gjithashtu thuhet se të gjitha fraksionet ushtarake, si dhe organet revolucionare politike dhe civile do të shpërbëhen dhe do të integrohen në institucionet shtetërore.

Kjo lëvizje gjithashtu përfshin shpërbërjen e Partisë Baath në epokën e Asadit dhe Frontit Kombëtar Progresiv, së bashku me të gjitha organizatat, institucionet dhe komitetet e lidhura, me ndalimin e reformimit të tyre me çfarëdo emri.

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet një kushtetutë e përhershme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…