Bashkia Korçë dhe komuna e Preshevës, bashkëpunim në arsim, ekonomi dhe shkëmbime kulturore

Binjakëzimi i Preshevës me Korçën nuk është vetëm një marrëveshje institucionale, por është forcimi i lidhjeve tona kombëtare


Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo priti në një takim kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe stafin e saj.

Gjatë takimit, Filo dhe Sinani biseduan rreth mundësive për aplikime të përbashkëta për fonde të Bashkimit Europian, si edhe për kuota të dedikuara për maturantët e Preshevës që do të zgjedhin të studiojnë në degët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.

“Binjakëzimi i Preshevës me Korçën nuk është vetëm një marrëveshje institucionale, por është forcimi i lidhjeve tona kombëtare dhe një mundësi e hapur bashkëpunimi në fushën e arsimit, ekonomisë e shkëmbimeve kulturore”, tha Filo në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Filo u shpreh se “ky binjakëzim është dëshmia se shqiptarët kudo janë një, me një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme të përbashkët”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…