Instituti i Teknologjisë Rochester vjen në Tiranë, Manastirliu: Ridimensionim i ofertës universitare

Akademia Amerikane e Teknologjisë të Tiranës, është institucioni më i ri i cili do të hapë dyert në shtator të këtij viti, në dy programet e para të studimit duke iu shtuar kështu institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë.


Akademia Amerikane e Teknologjisë të Tiranës, është institucioni më i ri i cili do të hapë dyert në shtator të këtij viti, në dy programet e para të studimit duke iu shtuar kështu institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, për prezantimin e këtij institucioni ri akademik, vuri në dukje se, “kjo është një ditë e rëndësishme për ekosistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, pasi hapet një akademi e re, një institucion i arsimit të lartë që vjen në partneritet me një prej institucioneve prestigjoze në fushën e teknologjisë, që është Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT), me qendër në SHBA”.

“Ky institucion prestigjoz i shtohet kolanës së arsimit të lartë dhe vjen në kuadër të planit strategjik për të ridimensionuar ofertën universitare, për ta bërë atë më të larmishme dhe më cilësore dhe me standarde ndërkombëtare”, u shpreh ministria.

Manastirliu tha se, programi i ndërkombëtarizimit po ecën me përparësi për të siguruar që institucionet e arsimit të lartë, të kenë partneritete strategjike në Europë dhe më gjerë por edhe të rrisin cilësinë e stafeve akademike dhe kërkimit shkencor.

“Për më pak se dy vite janë bërë hapa cilësorë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, një proces që nuk është i lehtë, por që frytet e tij i ka të mëdha në drejtim të ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe orientimin e burimeve njerëzore drejt dijes profesionale”, tha ministrja Manastirliu.

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Petro Luarasi, durrsaku që doli në pension në Departamentin e Shtetit

Gëzuar 80-të vjetorin e lindjes Petro Gjini Luarasi!