Partneriteti i “Harry Fultz” me RIT, Rama: Edukim i nivelit më të lartë ndërkombëtar në Tiranë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se zyrtarizimi i programit të Instituti “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT), një ndër universitetet më të mira në SHBA, hap një tjetër derë të madhe të formimit akademik e profesional.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se zyrtarizimi i programit të Instituti “Harry Fultz” dhe Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT), një ndër universitetet më të mira në SHBA, hap një tjetër derë të madhe të formimit akademik e profesional.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishin sot në institutin “Harry Fultz”, tashmë edhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA-së.

Kryeministri nënvizoi se ky program i jep mundësinë studentëve dhe nxënësve shqiptarë që në Shqipëri të mund të marrin një edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar dhe në fund fare të mund të marrin edhe një diplomë të barazvlershme me diplomën që merret në RIT.

Në këtë linjë, sipas Ramës është edhe programi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit “Boku” në Vjenë, një tjetër institucion prestigjioz ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.

Në të dyja rastet, sipas Kryeministrit, studentët do të zhvillojnë mësimet dhe praktikat në Tiranë.

“Tanimë ky është një kantier i hapur me shumë projekte që po marrin formë dhe patjetër që këtu ka një rol të madh edhe vizioni dhe ambicia dhe vullneti i vetë aktorëve, në këtë rast i përfaqësueve të ‘Harry Fultz’”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi këtë një zhvillim shumë strategjik për Institutin “Harry Fultz”, ndërsa shtoi se zyrtarizimi i këtij programi i hap rrugë aplikimeve për të nisur studimet në RIT nga ky kampus duke filluar nga sezoni i ardhshëm akademik.

“Kjo është një mundësi për t’i thelluar studimet po këtu, por duke u bërë edhe amerikan në profesion”, tha Rama.

Burimi ATSH

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…

Global 360

KE propozon një fond prej 800 miliardë eurosh investimesh për mbrojtjen

Fondi i ri është pjesë e një propozimi të Von der Leyen drejtuar vendeve të BE-së përpara samitit të posaçëm…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“La Maison de l’Albanie” – Shtëpia e Shqiptarëve në Paris!

Tashmë ka mbi 12 vjet që « La Maison de l’Albanie » funksionon si një qëndër kulturore në Paris, Francë.…