Anëtarësimi në SEPA, Bregu: Transaksionet me BE-në, reduktim me 5 herë të kostove

Banka e Shqipërisë ka nisur punën për ngritjen e sistemit të pagesave të shpejta, që do të mundësojë kryerjen e pagesave dhe transfertave brenda pak sekondave.


Banka e Shqipërisë ka nisur punën për ngritjen e sistemit të pagesave të shpejta, që do të mundësojë kryerjen e pagesave dhe transfertave brenda pak sekondave.

Ledia Bregu, drejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, shpjegoi në një prononcim për median, se shërbimet e pagesave në vend po kalojnë në një fazë ndryshimesh të rëndësishme.

“Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) kostot e transfertave ndërkombëtare në euro do të pësojnë një ulje drastike”, theksoi ajo.

Bregu vuri në dukje se, “vendi ynë kryen mbi 50% të shkëmbimeve tregtare (import- eksporteve) me vendet e BE-së, që ka një kosto të konsiderueshme të transaksioneve dhe ndikimet pozitive nga pagesat e shpejta do të jenë të materializuar për biznesin dhe qytetarët shqiptarë”.

Gjithashtu vijoi Bregu, pagesat do të jenë më të shpejta dhe më të lira edhe remitancat dhe pagesat në sektorin e turizmit.

“Pra çdo transaksion midis Shqipërisë dhe BE-së dhe anasjelltas do të ketë një reduktim me 5 herë të kostove” , tha ajo.

Bregu bëri të ditur se, “nga muaji prill bankat tregtare kanë derën e hapur për të aplikuar në secilën nga skemat SEPA, që ato gjykojnë se është më e përshtatshmja në rastin më tipik është “credins transfer” më e thjeshta për t’u aplikuar. Ndërkohë që BSH ka bërë të mundur që bankat të jenë gati teknikisht për të aplikuar ndërsa në tetor parashikohet të nisin transaksionet në SEPA”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…